Kejn, Hazar, Nejmar e De Gea, sa shumë dëshira ka Reali

Pak besohet se mund të vijnë që të katër, por nga Florentino Perezi çfarë nuk pret. Është “Dejli Meil” që raporton një sensacion të vërtetë, duke lajmëruar se klubi madrilen është gati të shpenzojë rreth 600 milionë euro për të marrë një treshe të madhe nga Anglia, pikërisht Harri Kejnin nga Totenhemi, Eden Hazarin nga Çelsi dhe David De Gean nga Mançester Junajtid.

Rreth 230 milionë euro do të kushtonte Hazar, po kaq edhe Kejn, ndërsa “kusuri” do të shpenzohej për De Gean (100 milionë paund stërlina). Nëse kësaj skeme i shton edhe Nejmarin, operacioni shkon në të paktën 900 milionë apo deri në 1 miliardë euro. Gazetat shkruajnë se për brazilianin janë hequr veç rreth 350 milionë euro.

Duket se verën e ardhme do të ketë një “revolucion” në “Bernabeu” me Perezin dhe Realin që do të kthehen në rolin e shpenzuesit-rekordmen në futbollin botëror, pas disa vitesh qetësi. Nga ekipi pritet të largohen lojtarë të tillë si Ronaldo, Benzema apo edhe Bejl nëse vazhdojnë dëmtimet.

Sfidanti.al