Europa, e detyruar të përfundojë Championsin dhe ligat kombëtare!

Në mënyrën sesi është organizuar ky spektakël i futbollit kontinental, nuk ka rrugë tjetër. Edhe pse duke vdekur, njerëzit duhet të përfundojnë Championsin dhe ligat kombëtare, ndryshe dëmet financiare do të ishin kaq të mëdha saqë pronarët e sotëm të klubeve mund të largoheshin. Fitimi është mbi të gjitha dhe ky rregullt “i artë” (edhe këtu hyn floriri) nuk mund të shkelet.

UEFA do të ketë sot një telekonferencë me 55 federatat anëtare të saj, padyshim konferenca më e rëndësishme e vitit, kështu siç kanë ardhur punët. Do të vendoset të shtyhet Europiani, sepse ekipet kombëtare nuk kanë pronarë që të mund të largohen, dhe shtetet nuk mund të mbeten pa ekipet përfaqësuese dhe pa Federatat e tyre. Në qershor apo në korrik, pak rëndësi ka, kampionatet do të zhvillohen. Ndoshta, “me brekë nëpër këmbë”, siç thotë populli ashtu pa etikë,

Do të ndryshojnë formulat, do të ketë shkurtime apo plej ofe, duhet të gjenden “spërdredhje” për ekipet që bien nga kategoria e që ngjiten, padyshim që do të ketë gjyqe dhe disa falimentime, por shumica do të shpëtojë. Për momentin, UEFA nuk ka zgjidhje tjetër, besohet do të jetë ndryshe kur klubet të mos i kenë oligarkët, por tifozët siç ndodh në Gjermani apo në ligat skandinave.

Sfidanti.al