Edhe “Moxarti” jep mendimin  për penalltinë me misterioze ne Champions

Konsideratën e tij për penalltinë e diskutuesjme që dha në fund të ndeshjes mes Realit të Madridit dhe Juventusit gjyqtari anglez, Majkëll Oliver, e shprehu edhe Andrea Pirlo që ka luajtur me Juven. “Ai ishte penallti? Mendoj se edhe mund të ketë qenë”, tha “Moxarti” i futbollit italian e botëror, duke shtuar:

“Unë e kuptoj Bufonin, sepse edhe unë do të kisha luajtur mendsh, po të isha në vendin e tij. Ai mendoi se ia bën me pa të drejtë, por duhet që ta kuptojmë atë, se ky ishte sezoni i tij i fundit në Champions dhe ai donte aq shumë që ta fitonte këtë trofe për herë të parë në karrierën e tij. Ky eliminim do të ketë pasoja, ndërkohë që zhgënjimi do të lejë gjurmët e tij, por Juventusi tani duhet ta përqëndroje vëmendjen e vet te kampionati dhe kupa”, vuri në dukje Pirlo që, në fillim të këtij viti, i dha lamtumirën futbollit në moshën 38-vjeçare. A ka luajtur me Juven gjatë viteve 2011-2015.

Sfidanti.al