Doni dhomë? Sa kushton  një natë në hotelin e ri të Mesit në Ibica…

Lionel Mesi për shumëkënd është futbollisti më i mirë i të gjitha kohërave, ndërkohë që, po ashtu, ai konsiderohet si një nga sportistët më të pasur në botë. Duhet të theksohet se, deri tani, konsiderohet se Mesi i iveston me mënçuri paratë e tij.

Vitin e kaluar, Mesi promovoi brendin e tij e tij të ri “MiM”, të cilin e shtriu edhe me blerjen e një hoteli luksoz në Ibica. Futbollisti argjentinas dhe bashkëshortja e tij, Antonela, blenë hotelin “Es Vive” që ndodhet pranë plazhit Figueretas.

Hoteli i ri që ndodhet në një vend mjaft piktoresk, ka 52 dhoma, ndërsa ai zotëron të gjithë parametrat që duhet të ketë një hotel luksoz.

Vetkuptohet se një hoteli ri nuk mund të jetë i disponueshëm për publikun e gjerë, por për miq e të ftuar elitarë që nuk e kanë problem që të nxjerrin nga xhepi 525 sterlina për një natë në këtë hotel.

Sfidanti.al