Bundesliga si autoshkollë, asnjë trajner nuk ka fituar kampionatin!

Janë plot 18 skuadra të 18 klubeve, disa prej të cilëve ndër më të njohurit në Europë. Bundesliga ka në përbërje Bajernin, Dortmundin, Gladbahun, Frankfurtin, Verderin apo Shalken, por asnjëri prej trajnerëve në këtë kampionat nuk ka provuar të fitojë titullin kampion. Ka ikur koha e Jup Hajnkesit, Pep Guardiolës, Feliks Magatit, Jurgen Klopit, Oto Rehagelit apo Otmar Hicfeldit.

Teknikët e sotëm quhen Hansi Flik (Bajern), Lysien Favre (Dortmund), Jurgen Klinsman (Herta), Adi Hyter (Frankfurt), Julian Nagelsman (Lajpcig), Peter Bosh (Leverkusen), Maro Roze (Mynsgengladbah) apo Dejvid Uagner (Shalke), dhe asnjëri prej tyre nuk ka përvojën e atyre dikur. Një moment delikat për ligën e katërt më të fortë në botë, pas Premier Ligës, La Ligës dhe Serisë A, një periudhë që mund të quhet me shaka “autoshkolla” e trajnerëve. Kjo mund të jetë një pengesë e madhe për sukses në Europë, ndonëse Adi Hyter shkëlqeu në kontinent me Frankfurtin pa pasur eksperiencë, duke arritur në gjysmëfinale të Ligës së Europës.

Sfidanti.al