Xhamajkë, Usain Bolt bëhet baba; Kasi solli në jetë një vajzë

Usain Bolt bëhet babau I një vajze. Mbrëmjen e së dielës me orën evropiane, në Kingston të Xhamajkës, e fejuara e njeriut më të shpejtë të botës, Kasi Bennett solli në jetë vogëlushen.

Vetë Bolt, fituesi I 8 medaljeve të arta olimpike në atletikë, në muajin janar nëpërmjet rrjeteve sociale bëri të ditur se për të po afronte eventi më i lumtur teksa shkroi: ‘Po vjen në mbret ose mbretëreshë’, ndërkohë që në mars bëri të ditur edhe gjininë e fëmijës, një vogëlushe.

Sfidanti.al