Surprizë, surprizë! Pau Gasol shkon në altar e martohet

Ndërsa të gjithë presin se cfarë do të ndodhë me të ardhmen e tij si basketbollist, Pau Gasol këtë të shtunë mendoi vetëm të festojë, pasi ishte 39 vjetori i tij i lindjes. por mesa duket katalanasi pati edhe një event tjetër për të celebruar që është akoma më i rëndësishëm, martesa e tij.

Sipas revistave ‘Hola’ dhe ‘Diez Minutos’, Pau Gasol i tha përfundimisht lamtumirën beqarisë teksa u ngjit në altar për t’u martuar me të fejuarën e tij Ket MekDonell në një ceremoni në San Francisko ku morën pjesë familjarë dhe miqtë më të ngushtë të ciftit.

Mësohet se evenimenti ndodhi në hotelin Fairmont dhe ishin pikërisht miket e nuses që dhanë pistat për këtë ngjarje teksa postuan fotot e tyre nga festa e beqarisës së Mekdonell duke e falenderuar atë dhe Pau Gasol për ftesën në dasmë. Mbetet të shohim nëse Pau Gasol dhe Ket Mekdonell do të konfirmojnë nëse janë tashmë burrë e grua duke qenë se deri tani e kishin ruajtur me fanatizëm datën dhe vendin e martesës së tyre.

sfidanti.al