Samuel Eto’o ndërron profesion; i hyn muzikës

Samuel Eto’o befason të gjithë. Sulmuesi kamerunas që më parë ka luajtur për majorkën, barcelonën e Interin dhe që në shtator deklaroi tërheqjen nga futbolli vendosi të hyjë në botën e muzikës dhe në 20 dhjetor ai do të mbajë koncertin e parë si këngëtar. Eventi do të zhvillohet në ‘Parc de Princes de Douala’ në Kamerun dhe ai do të shoqërohet nga miqtë e tij artisë si Salatiel, Magasco, Diamont Platinumz, kerozen dhe Tzy Panchak.

Por jo vetëm kaq, në rrjetet sociale ai postoi një pjesë të vogël nga ky koncert që do të përbëjë nisjen e karrierës së tij të re

Samuel Eto’o ka qenë pjesë e Barcelonës në 2004-2009 që përbëm edhe etapën më të suksesshme të karrierës së tij si futbollist. karrierën e nisi me Kadji Sports në vendin e tij, ndërkohë që në Evropë gjithcka nisi me Realin e Madridit, ku ai nuk pati sukses me Los Blancos që e cuan atë me huazim te Leganes e Espanjol. pas Majorked dhe Barcelonës, kamerunasi ka luajtur edhe me interin, Anzhin, Celsin, Everton, Sampdorian, Antaljaspor dhe Koniaspor dhe në fund me Katar SC.

sfidanti.al