Sa me fat, një derr i egër desh i mori jetën trajnerit të Valencias

Ai tani është jashtë rrezikut dhe po mbledh veten në shtëpinë e tij. Trajneri i Valencias, Marselino, gjithsesi duhet ta quajë veten shumë me fat pas aksidentit të rëndë që pësoi pak ditë më parë. Fotot e botuara në media tregojnë se çfarë rrënojë kishte përfunduar makina e tij e fortë BMV pas aksidentit, ndërsa trajneri po kthehej në shtëpi pas Krishtlindjeve.

Një derr i egër ishte shkaku i karambolit që mund të kishte qenë tragjik për Marselinon dhe gruan e tij, që të dy në makinë, por besohet se kanë qenë me rripa sigurimi dhe kanë shpëtuar nga më e keqja. BMV-ja doli nga rruga dhe u përmbys e shkatërruar, por çifti në makinë shpëtoi dhe u dërgua në spitalin e Logrono, në Spanjën e veriut. Derrat e egër qenkan të shumtë në pyjet e Iberisë dhe sipas lajmeve nga Spanja, shkaktokan rregullisht aksidente.

Sfidanti.al