Rusi, në stadium për… të lidhur kurorë; mbi 400 martesa në 6 muaj

Martesa në stadium duket se është moda më e fundit e shfaqur në Rusi dhe më konkretisht në  Otkrytie Arena të Spartakut të Moskës dhe Luzhniki Stadium kur prej 6 muajsh, ciftet kanë mundësi të zhvillojnë ceremonitë e tyre të martesave

Sipas asaj që publikon portali championat.com, që nga momenti që është dhënë drita jeshile për organizimin e martesave në stadiume, mbi 400 cifte vendosur që të përjetojnë një martesë speciale. ‘Shumë prej ciftetve erdhën në stadium të veshur me uniformat e skuadrave të ture ose me objekte dhe aksesorë sportive dhe duan të shohin imazhet në ekranin e madh ku zakonisht shihet rezultati I ndeshjev-tha përgjegjësi I këtij shërbimi inovativ që në Rusi duket se po ecën për mrekulli-të martohesh në stadium është e lehtë dhe mjafton të paguash 350 rubla për të bërë regjistrimin’.

Sfidanti.al