Ronaldinho, në burg ‘te florinjtë’; ja ku po e kryen arrestin shtëpiak

Pas më shumë se një muaji të kaluar në burgun paraguajan ku mbahej nga 6 marsi me akuzën e hyrjes në ven me pasaportë false, ndërkohë që hetohet edhe për riciklim, Ronaldinho u lirua pasi pagoi garancinë prej 1.6 milionë Euro dhe tani do të shlyejë dënimin me arrest shtëpië në një hotel luksoz me 4 yje nmë Asuncion.

Sipas asaj që publikohet në median vendase, Ronaldinho dhe vëllai I tij Roberto De Assis do të detyrohen të qëndrojnë në Paraguaj deri në përfundim të procesin me ish futbollistin që rrezikon deri në 5 vjet burg, një process që është shtyrë për shkak të emergjencës coronavirus. Ditët e arrestit të shtëpisë ai do t’I kalojë në suitën presidenciale të Palmaroga Hotel I rrethuar nga të gjitha komoditetet.

Sfidanti.al