Publiku australian tall tenisten për klithmat në fushë gjatë lojës!

Përgjithësisht ështënjë praktikë e pranuar, madje edhe e pëlqyer nga tifozët, sidomos ata meshkuj. Janë të shumta tenistet femra që lëshojnë klithma të ndryshme gjatë ndeshjeve, si për shembull Maria Sharapova, Viktoria Azarenka apo motrat Venus e Serena Uilliams. Gjithsesi, publiku në Australian Open nuk u tregua dashamirës dhe tolerant ndaj një tjetër vajze të tenisit, bjelloruses Arina Sabalenka.

Bjellorusja klithi shumë herë gjatë ndeshjes ndaj Eshli Bartit (fitoi kjo e fundit), dhe publiku nisi ta imitonte duke u tallur. Në një moment, arbitri i kërkoi spektatorëve që ta linin këtë sjellje të papërshtashme, por pasi loja rifilloi, tallja u bë me zhurmë edhe më të fortë. Gjithsesi, pati tifozë që reaguan në rrjetet sociale në mbrojtje të Sabalenkës, ndërsa ka kritika se publiku po tregohet maskilist sepse më shumë tallet me femrat, ndërsa ka edhe djem që lëshojnë thirrje gjatë ndeshjeve si Gjokoviç apo Nadal.

Sfidanti.al