Pep Guardiola ‘tërbohet’ në festimet e Mancester Sitit

Mancester Siti gllabëroi cdo trofe që ekziston në tokën angleze për këtë sezon dhe me të drejtë kjo skuadër festoi me entuziazmin më të madh të mundshëm. Në fund të fundit, Citizens bëhen skuadra e parë në Angli që i fitojnë të gjithë trofetë kombëtarë; premier League, Kupën e Anglisë dhe Kupën e Ligës, pa harruar këtu edhe Community Shield. Kështu që skuadra u la e lirë të festonte sipas mënyrës së saj, dhe këtu përfshihet edhe trajneri Guardiola.

Katalanasi në të vërtetë u duk si i ‘zgjidhur nga zinxhirët’, ndryshe nga sa është shfaqur gjatë këtyre viteve, teksa u pa të argëtohej duke kënduar e kërcyer nën ritmin e muzikës së këngës së famshme të Madonës, ‘Like a Prayer’, video e cila tashmë ka bërë xhiron e botës në rrjetet sociale. por 48 vjecari duket se nuk e ka lënë me kaq. Në një video tjetër që po qarkullon, ai shfaqet duke u argëtuar nën tingujt e ‘Gangsta’s Paradise’ të Coolio.

sfidanti.al