Pele, rrëfim i bujshëm: Nuk e di sa fëmijë kam…

Legjenda e futbollit botëror, Pele, tashmë në moshën 80 vjecare bën një rrëfim të bujshëm që ka të bëjë me jetën sentimentale të tij që mesa duket ka qenë shumë e trazuarm ndryshe nga c’ndodhi me karrierën futbollistike të tij. I martuar 3 herë, Pele pranoi se ka pasur kaq shumë lidhje sa ka humbur fillin e numërimi të fëmijëve të tij

‘Për të qenë i ndershëm plotësisht, kam pasur shumë lidhje, në disa prej të cilave lindën edhe fëmijë-tregon Pele në një dokumentar të Netflix-kam mësuar për ekzistencën e tyre vetëm shumë kohë më vonë’

Mes tyre është edhe Sandra Machado që Pele nuk e ka njohur si vajzën e tij edhe pas vendimit të Gjykatës në 1996 që vendosën për atësinë  e tij. Sandra, që ndërroi jetë në 2006 nga kanceri, lindi nga historia e dashurisë së Pele me kamarieren Anisia Machado

Pesë nga fëmijët e O’Rey , Kelly 54 vjec,  Edinho, 50, Jennifer, 42, dhe binjakët Joshua e Celeste, 24 vjec kanë lindur nga dy martesat e para me Rosemeri dos Reis Cholbi dhe Assiria Lemos Seixas. Nga një marrëdhënie me gazetaren Lenita Kurtz, në 1968 erdhi në  jetë vajza Flavia. Por ikona e Santosit gjithnjë është shfaqur I sinqertë për tradhëtitë e tij me të dashura të ndryshme që ka pasur në jetë.

‘Bashkëshortja  ime e parë, e dashura e parë, e dinin. Nuk kam gënjyer kurrë-tregon Pele. ‘Thoshte që ishte një lidhje e hapur, por ishte e hapur vetëm për të-zbuloi nmuajin e kaluar, Maria da Graca Xuxa, ish modele, aktualisht 57 vjec që e frekuentoi Pele kur ishte vetëm 17 vjec.

Sfidanti.al