Obamejang, rebeli dhe eksentriku që do të ndezë Premier Ligën

Kina ishte vetëm një dëshirë njësekondëshe. Ëndrra e vërtetë është Premier Liga. Një tjetër protagonist i shquar po i shtohet spektaklit më të madh të futbollit në botë, Pjer-Emerik Obamejang. Objektivi më i fundit i Arsen Vengerit, që është gati të paguajë 60 milionë euro për kartonin e sulmuesit, njihet jo vetëm si një nga dy golshënuesit më të mirë të Bundesligës në dy sezonet e fundit (bashkë me Levandovskin e Bajernit), por edhe si një personazh shumë eksentrik, i veçantë dhe i pazakonshëm.

Nuk kanë munguar kurrë gjetjet për festimin e golave, po ashtu ka krijuar linjat e tij të veshjeve dhe kapeleve, ka marrë pjesë në videoklipe të këngëve, është fotografuar hipur mbi Lamborgini të ngjyrave të ndryshme, madje edhe në shkallët e një avioni privat. Së bashku me të dashurën, Alisha Behag, Oba pëlqen të gëzojë jetën (edhe të natës), ndonëse është një futbollist profesionist.

Sfidanti.al