Paulo Dibala është në planet e dikujt për t’u marrë, por edhe në planet e dikujt tjetër për t’u mbajtur. Argjentinasi i shkëlqyer ishte fillimisht në planet e Barcelonës (që mori Kutinjon), ndërsa tani bën pjesë në listën e Zhoze Murinjos. Portugezi i Mançester Junajtidit vërtet ka hequr dorë (kështu thuhet) nga Kristiano Ronaldo e Garet Bejl, por jo nga tentativat e tjera.
Rreth 220 milionë euro shpenzime gjithsej për Aleksis Sançezin nuk e kanë trembur apo ngopur, veçse për Dibalën thuhet shprehja “ndalu bek se ka hendek”. Menjëherë është përgjigjur drejtori sportiv i Juventusit, Bepe Marota, që ka prerë shkurt gjithçka. “Dibala padyshim do të mbetet tek Juvja, – tha ai, – ne nuk kemi nevojë dhe as në plan që të lejojmë ndonjë lojtart të largohet. Dibala largohet vetëm po kërkoi vetë”. Murinjo duhet t’i ketë marrë shënim këto fjalë, edhe pse do ta provojë fatin një herë.
Sfidanti.al