Ndryshon muzika te Leeds, nënshkruhet partneriteti me agjencinë e Jay-Z

Bota e muzikës  dhe ajo e futbollit nuk kanë qenë kurrë kaq pranë sa në këtë moment. Leeds United, skuadra e drejtuar nga ‘I cmenduri’ Bielsa dhe e sapongjitur në Premier League, vendosi të nënshkruajë një kontratë partneriteti me  Roc Nation Sports, agjencia e publicitetit e themeluar nga rapperi Jay-Z,.

E themeluar në 2008, agjencia ka si qëllim promovimin e brandit të klientëve të saj në nivel komercial dhe publicitar. Mes emrave më të njohur që janë pjesë e skuderisë amerikane është edhe artistja e famshme Rihanna, por edhe futbollistë të kalibrit të Marcus Rashford, Kevin De Buyne dhe Romelu Lukaku.

Mesfushori i Manchester City, në fakt në mars të 2019 bëri të ditur fillimin e këtij bashkëpunimi të ri komercial me Roc Nation Sports. Përsa i përket klubit anglez, agjencia e komunikacionit do të bëjë promovimin e brandit në nivel digital, organizimin e eventeve dhe rritjen e numrit të tifozëve në SHBA dhe Azi.

Sfidanti.al