Ndalohet Trezëge; u kap i dehur në drejtimin e makinës

David Trezëge bëhet protagonist i një kronike jo pozitive. Ish futbollisti francez është gjobitur dhe denoncuar nga policia në Torino pasi u kap teksa drejtonte makinën nën efektin e alkoolit, norma e të cilit ishte më e lartë se niveli i lejuar. Por jo vetëm kaq, mësohet se Trezëgesë i është tërhequr edhe patenta.

Mësohet se episodi ndodhi mbrëmjen e së mërkurës me Trezëgenë që ishte duke drejtuar makinën e tij Jeep kur u ndalua në Rrugën Po nga një patrullë e policisë rrugore duke hyrë edhe në diskutime të gjata me agjentët gjatë kryerjes së kontrollit

Sipas ‘Corriere di Torinos’, fillimisht Trezëge refuzoi t’i nënshtrohej testit të alkoolit dhe vetëm pas 1 ore pranoi të bëjë provën e etilometrit, provë kjo që u krye disa herë në mënyrë që policia të ishte e sigurt për rezultatin.

sfidanti.al