Antonio Konte kërkon të ketë Romelu Lukakun nën urdhrat e tij, por jo me cdo kusht. Mancester Junajtiod ngriti një mur të lartë për t’u kapërcyer nga Interi teksa pretendoi 83 milionë Euro për kartonin e sulmuesit belg. Zikaltrit nga ana e tyre nuk shkuan më shumë se 60-65 milionë Euro së bashku me bonuset, kjo edhe për faktin se Marota dhe drejtuesit e tjerë të skuadrës nuk e bvlerësonin më shumë futbollistin.
Lukaku nga ana e tij vazhdon të këmbëngulë në qëndrimin e tij për t’u larguar dhe nuk u aktivizua në ndeshjen e parë miqësore të zhvilluar në Kinë, për shkak të dhimbjeve në kavilje, por nëse Djajtë e Kuq nuk do të ulin pretendimet e tyre, atëherë Interi do të bëjë prapakthehu.
Për këtë arsye sipas ‘Corriere Dello sport’, klubi milanez ka filluar të mendojë për alternativa të tjera dhe mes tyre është një njohje e vjetër e Serisë A; Edinson Kavani
Sulmuesi uruguajan, 32 vjecar, ka një kontratë me Paris Sën Zhermen që skadon pas një viti, dicka që e bën Marotën të shpresojë që ta blejë kartonin e tij me një cmim të reduktuar, por hapja e tratativave për të duket se është e komplikuar. Pengesa më e madhe përfaqësohet nga paga e Kavanit, i cili te klubi parizien përfiton 12 milionë Euro në sezon, ndërsa ziklatrit nuk mund t’i ofrojnë dot më shumë se 9 milionë.
Mes alternativave është edhe Duvan Zapata, por Atalanta kërkon 60 milionë Euro, shifër kjo që konsiderohet e lartë për Interin. Kështu që vëmendja shkon te Rafael Leao, talenti i Lile që sipas ‘La Gazzetta Dello Sport’ është vënë në shënjestrën e zikaltërve dhe që kushton rreth 40 milionë Euro.
Dhe e gjithë kjo ndodh në një moment kur pritet të zhbllokimi i bisedimeve me Romën për Edin Xhekon që mund të përshpejtohen nëse Higuain vendos të pranojë kalimin te verdhekuqtë.
sfidanti.al