Tregoi për kalimin e mundshëm te Sevija, pezullohet Deniel Stërixh

Sulmuesi anglez Deniel Stërrixh u gjobit me 83 mijë Euro dhe u pezullua nga fushat e lojës deri në 31 korrik pasi u akuzua për nxjerrje të informacioneve në lidhje me një kalim të tij të mundshëm te Sevija te familjarët e tij në vitin 2018, me këta të fundit që e shfrytëzuan këtë informacion për të vendosur baste.

Komisioni i pavarur  që e studioi këtë cështje e shpalli fajtor lojtarin për 2 nga 11 akuzat sipas të cilave ai kishte instruktuar vëllain e tij Leon për të vendosur bast për transferimin e tij te Sevija.
Stërrixh që e la Liverpulin në 30 qershor kur përfundoi edhe kontrata e tij, u dënua me 6 javë pezullim, por 4 prej tyre ishin si një paralajmërim, kështu që ai do të kthehet në fushat e lojës në 31 korrik, edhe pse Federata Angleze parashikon që të apelojë këtë vendim

‘Jam shumë i kënaqur që 9 nga 11 akuzat e ngritura ndaj meje ranë dhe që paneli vendosi se unë jam një person i ndershëm dhe një dëshmitar i besueshëm dhe se veprimet e mia ishin të pavend në një ditë të vecantë-tha Stërrixh në një komunikatë ku shprehu edhe zhgënjimin e tij në momentin që mësoi se FA do të apelojë vendimin për të.

sfidanti.al