Shpëtoni ushtarin Messi; AFA tenton të evitojë dënimin e futbollistit

Lionel Messi u kthye në armikun kryesor të CONMEBOL pas përfundimit të Copa America. Kapiteni i përfaqësueses argjentinase bëri deklarata të forta kundër qeverisë së futbollit amerikanolatin, me këtë të fundit që po mendon ta ndëshkojë në mënyrë ekzemplare sulmuesin 32 vjecar të Barcelonës.

Messi akuzoi CONMEBOL për korrupsion duke favorizuar Brazilin që organizoi edicionin e këtij viti dhe që në fund u shpall kampion. për më tepër, messi u ndëshkua me karton të kuq në sfidën me Kilin për vendin e tretë
Kjo ka bërë të Federata Argjentinase të hidhet në veprim dhe të nisë punën për mbrojtjen e Messit i cili rrezikon të dënohet deri në 2 vjet pezullim duke humbur pjesëmarrjen në copa America të vitit të ardhshëm dhe një pjesë të fazës së kualifikueseve për Botërorin 2022.

AFA ka afat deri të premten të paraqesë mbrojtjen për sulmuesin argjentinas ku në radhë të parë do të kërkojë heqjen e kartonit të kuq të marrë ndaj kilianëve. Për këtë AFA do të bazohet në dy precedentë, anulimin e kartonit të kuq të Romanjolit në Kruzeiro-San lorenco në Kupën Libertadores të 2014 dhe të Dede në Kruzeiro-Boca Jr në Kupa Lipertadores 2018

Po kështu AFA do të mbrojë edhe deklaratat e Messit në mënyrë të tillë që futbollisti t’ia hedhë me një gjobë dhe me kërkimin e faljes në mënyrë publike. Një dënim ky që nuk do të pëlqehej aspak nga CONMEBOL, drejtuesit e të cilëve u ndjenë keq nga fjalët e Messit për korrupsionin që mund të ekzistojë në futbollin amerikanolatin.

sfidanti.al