Albert Karriqi, profesor në Institutin e Kërkimit Shkencor të Sportit dhe atlet kampion i klubit Tirana, ka ndërruar jetë ditën e sotme në moshën 75-vjeçare. Lajmin e kanë konfirmuar të afërmit dhe miqtë e profesorit.
Karriqi ishte i specializuar në Teorinë dhe Metodologjinë e Stërvitjes Sportive, si dhe në Filozofinë e Sportit, ndërsa përtej botës akademike, ai njihej gjerësisht nga publiku shqiptar si analist dhe komentator i ftuar në panele të ndryshme televizive sportive gjatë ngjarjeve të mëdha globale.

