Lamtumirë Lena, Draksler ka zgjedhur Setani

Julian Draksler ka gjetur një dashuri të re. Futbollisti I Paris Sën Zhermenit është ndarë nga Lena Shtifel dhe zemrën e tij duket se ia ka rrëmbyer Setani Taing. Mesfushori gjerman prej kohës është parë në shoqërinë e kësaj balerine dhe koreografeje franceze në shoqërinë e së cilës festoi edhe Halloëeenen në fund të muajit tetor.

Rreth përpara 2 muajve, në 20 shtator, Setani Taing postoi një foto të saj me Draksler duke e uruar: Gëzuar Ditëlindjen zemër të shoqëruar dhe emotikonin e një zemre me gjermanin që atë ditë festoi 26 vjetorin e lindjes. Por jo vetëm kaq, në rrjetet sociale ka edhe foto të tjera që nuk lënë asnjë vend për dyshim, Draksler dhe Setani janë në një lidhje dashurie

Sfidanti.al