Krejtësisht e zhveshur, e fejuara e Dustin Johnson ‘ndez’ Instagramin me foton e saj

Që nga momenti që Dustin Johnson u shpall kampion I Mastersit të Augustës, golfisti po shijon pushime të merituara  bashkë me të fejuarën e tij Paulina Gretzky. Modelja po argëtohet në Saint Berth, në Ishujt Karaibe. Me rreth 1 milionë ndjekës në Instagram, amerikania ditët e fundit ka postuar shumë foto në bikini teksa shijonte plazhet parajsë dhe hotelet e jashtëzakonshëm ku akomodohet me të fejuarin e saj.

Por fotoja që e ndezi më shumë rrjetin social Instagram është ajo ku Paulina është krejtësisht e zhveshur me vetëm një kapele  kashte në kokë dhe në një pozë për të cilën kishte marrë frymëzimin nga ajo që realizoi kohë më parë Kylie Jenner.

Modelja 31 vjecare, vajza e legjendës së hokejit në akull, Wayne Gretzky, është shndërruar në sensacionin e Instagramit në ditët e fundit falë pozave të saj sexy në fotot e saj.

Sfidanti.al