Jo vetem stadium; Juventus ka edhe hotelin e tij

Juventus nuk mjaftohet me te pasurit stadiumin e tij, por tani do te kete edhe nje hotel. Shume shpejt do te perurohet J Hotel qe eshte nje hotel me 4 yje i ndertuar ne nje siperfaqe prej 11 200 m2. Hoteli i Juventusit do te kete 138 dhoma, nje zone restoranti, struktura per mbledhje, qender SPA dhe nje park.

Ndertesa eshte ne zonen e quajtur Continassa dhe eshte shume prane Allianz Stadium. Turiste e vizitore te ndryshem do te kene mundesi qe te akomodohen ne e njejtin hotel ku do te qendrojne edhe futbollistet e Juventusit.

Sfidanti.al