Investimi i Neymar, një diskoteke në Rio me…hidromasazh

Neymar Jr është shumë i lidhur me vendin e tij, Brazil aq sa së fundmi ka bërë edhe një investim të quajtur ‘Rio De Janeiro’. Bëhet fjalë për një diskotekë që po ndërtohet në Recreo de Los Bandeirantes, një lagje fisnike në zonën Perëndimore të Rios. Sipas medias braziliane, hapja e kësaj diskoteke do të bëhet në muajin nëntor që përkon edhe me rritjen e temperaturave në vendin amerikanolatin.

Në këtë diskotekë, ndër të tjerat është rezervuar edhe një zonë VIP, madje do të ketë edhe një zonë me hidromasazh. Me pak fjalë cdo gjë do të jetë luksoze për festat braziliane. Shopping Barra World quhet lagjja ku po ndërtohet ‘lodra e re’ e sulmuesit të Paris Saint Germain.

sfidanti.al