Arda Turan martohet, dëshmitar në dasmën e tij presidenti turk Erdoan

Arda Turan i dha lamtumirën beqarisë. ylli i futbollit turk u martua në një ceremoni të blinduar me të fejuarën e tij të hershme, Aslihan Doan. E vecanta në ceremoninë e kësaj martese ishte se dëshmitar ishte vetë presidenti i vendit Rexhep Taip Erdoan i shoqëruar nga bashkëshortja e tij Emine.

Sipas medias turke, ceremonia e dasmës së Turan i zhvillua në një strukturë në zonën aziatike të Stambollit mbi Bosfor ku të ftuar kishte edhe shumë futbollitsë e të ftuar të tjerë të famshëm. Festimet ishin të frenuara pasi këtë e kërkoi edhe vetë Arda Turan i cili kishte deklaruar se nuk kishte kuptim zhvillimi i një dasme të madhe ndërsa vendi është në luftë në veri të Sirisë.

Turan, dikur kapiteni i përfaqësueses turke, e ka shprehur mbështetjen për operacionin ushtarak kundër Afrinit, madje në kampionatin turk pas shënimit të një goli bëri edhe përshëndetjen ushtarake. Vitin e kaluar, turan mbështeti referendumin për superpresidencializmin e fituar me diferencë të ngushtë ngë Erdoan.

sfidanti.al