Antonella Rocuzzo prezanton anëtarin e ri të familjes Messi

Bashkëshortja e yllit të Barcelonës, Lionel Messi, Antonella Rocuzzo rishfaqet në rrjetet sociale për të prezantuar anëtarin më të ri të familjes dhe bëhet fjalë për një qenush të vogël. Argjentinasja me anë të 3 fotografive të postuara në Instagram zbuloi qenushin e vogël që ajo vetë pohoi se e kishin quajtuer Abu

‘Ky është Abu, anëtari i ri i familjes. Të gjithë me ju-shkruante Antonella në postimin e saj në Instagram së bashku me fotot e djemve të saj që pozonin me qenushin të cilit tani po i falin dashuri

Abu, në familjen Messi i bashkohet, Hulkut një qeni të madh që ka qenë pjesë e saj, fotot e të cilit janë publikuar shpesh në rrjetet sociale

Sfidanti.al