Ajesha Kërri e kap me admirueset e bashkëshortit të saj, Stiven

Ajesha Kërri, bashkëshortja bukuroshe e yllit të Golden Stejt Uorriors paralajmëron admirueset e basketbollistit amerikan duke lëshuar një mesazh në drejtim të tyre. Sipas rrëfimit të bërë në një intervistë me Xhada Pinket Smith për ‘Red Table Talk’, fanset e Kërrit duhet të kenë kujdes prej Ajeshës.

‘Ka femra që janë gjithnjë në gatishmëri teksa presin rastin e tyre dhe unë e urrej këtë-tha Ajesha

Stiven Kërri ëshhtë një prej protagonistëve kryesorë aktualisht në kampionatin e NBA. Skuadra e tij, Golden Stejt arriti që të kualifikohej për të 5 vit radhazi në finalen e Konferencës së Perëndimit pasi mundi Hjuston 118-113 në ndeshjen e 6 dhe Kërri rezultoi vendimtar në këtë sukses të kampionëve në fuqi të NBA teksa shënoi 33 pikë në këtë përballje.

sfidanti.al