UEFA nuk përjashton një dënim të dytë për Skënderbeun!

Skënderbeu mund të dënohet përsëri nga UEFA, veçse kjo nuk është e sigurt se mund të ndodhë. Vetë institucioni europian i është përgjigjur një kërkese të bërë nga media shqiptare, “Top Channel”, duke komentuar se nëse do të ketë fakte të tjera, natyrisht që mund të ketë një ndëshkim tjetër.

“Komisionet Disiplinore të UEFA-s morën vendim për të përjashtuar Skënderbeun nga sezoni i fundit i Ligës së Kampionëve, bazuar në nenin 4.02 të rregullores së garës për 2016-2017, – shkruan UEFA, – nëse rrethanat do të jenë të tilla që ta justifikojnë, atëherë nuk përjashtohen masa disiplinore në përputhje me rregullat tona. Aktualisht, nuk mund të përjashtojmë që procedura të tjera disiplinore mund të ndërmerren ndaj Skënderbeut”.