Stadiumi që lëkundet, Rusia hedh në plehëra 1 miliardë euro

“Zenit Arena” u nis për të qenë vitrina e Rusisë për kupën e Botës së vitit 2018. Por në një vizitë të drejtuesve të FIFA-s, një javë më parë, në impjant u konstatuan lëkundje të papranueshme. Dhe shkaku është një boshllëk nën terren, gjë që mund të zgjidhet duke montuar një sistem binarësh.

Gjithsesi, sipas mediave lokale, nuk përjashtohet mundësia që stadiumi të mos jetë i gatshëm për kupën e Konfederatave dhe atë të Botës. Dhe flitet për një investim gjigand, që nisi me një buxhet 500 milionë euro e më pas është dyfishuar, por sipas agjensisë Fotaka, tani ekziston mundësia që stadiumi të mbetet bosh… Kjo po që është një shaka e madhe.