Legjendat e Juves fluturojnë për në Japoni, ku kanë marrë pjesë në një turne të zhvilluar në Maebashi, kryeqyteti i prefekturës së Gunma, që ndodhet në veriperëndim të Tokios. Veç presidentit të J-Legend, David Trezege, bashkë me të kanë udhëtuar edhe Nikola Amoruzo, Dino Baxhio, Çiro Ferrara, Antonio Kimenti, Anxhelo Di Livio, Dimas, Mark Juliano, Oliver kapo, Nikola Legrotalie, Zoran Mirkoviç, Salvatore Skilaçi, Fabricio Ravaneli, Kristian Zenoni, Stefano Takoni dhe Moreno Toriçeli.