Sa e vështirë të hysh në “Old Traford”, tifozët në “vrimë të gjilpërës”!

Sezoni i kaluar vendosi rekordin për numrin e refuzimeve nga ana e Mançester Junajtid për tifozët që donin në hynin në “Old Traford”. Një raport lidhur me sigurinë në stadiume u komentua në mediat britanike që zbuluan se Junajtid refuzoi 541 herë që tifozë të caktuar të ndiqnin ndeshje në “Teatrin e Ëndrrave”.

Natyrisht, impianti supermodern nuk mbeti bosh, pasi rreth 76 000 tifozë janë të pranishëm në çdo përballje, por refuzimet po rriten për shkak të rritjes së frikës nga terrorizmi. Besohet se 541 rastet e hedhura poshtë kishin të bënin me njerëz të skeduar si të dyshimtë. Stafi i Junajtidit, ashtu si i çdo klubi tjetër në Angli, stërvitet për të përballuar situata të tilla, por refuzimet rekord tregojnë sesa shumë po rritet rreziku edhe në futboll, në krahasim me të kaluarën.

Sfidanti.al