Perez flet për Kristianon: Nëse ke mik në Hong Kong, e pyet për të!

Në të vërtetë, nuk ka qenë një përgjigje sfiduese, ndonëse mund të interpretohet sipas dëshirës (dhe mund të mos jesh gabim). Pak ditë më parë, trajneri Luiz Felipe Skolari, që drejton në Premier Ligën e Kinës, tregoi se Kristiano Ronaldo e kishte pyetur sesi është futbolli kinez. Pati shumë spekullime për këtë, ndërsa një pyetje iu bë edhe presidentit të Realit, Florentino Perez.

“Nëse ti ke një mik në Hong Kong, do ta pyesësh sesi është jeta atje, si shkon atje, dhe kjo është normale”, – ishin fjalët e presidentit të Madridit. Nuk pritet që CR7 të shkojë në Kinë, për vetë nivelin e tij ende tepër të lartë për Europën dhe për standardin e lartë financiar që gëzon tek Reali. Të vetmit presione që mundet t’i bëjë Ronaldo klubit është për t’i rritur rrogën, ose për të mos marrë për momentin Nejmarin, ndoshta sipas parimit “dy gjela janë shumë në një kafaz”.

Sfidanti.al