Partizani fiton titullin… sipas kryeministrit Rama

Të gjithëve u është krijuar përshtypja, që për të shkurorëzuar Skënderbeun është shumë e vështirë, qoftë edhe për faktin, se jo të gjithë titujt janë një meritë e pastër e korçarëve vetëm, për çka bënë në fushën e lojës. Por ky sezon mund të jetë ndryshe. Partizani e ka fituar tashmë një trofe, megjithëse janë luajtur vetëm tetë javë nga kampionati i ri. Kryeministri Rama, pasi u bëri të ditur kuksianëve gjatë një vizite në qytetin e tyre, që është tifoz i Partizanit dhe për këtë arsye nuk pret ndonjë dashuri të madhe nga njerëzit e këtij komuniteti, premtoi se është e sigurtë që Partizani i tij do të vazhdonte të fitonte.

Dhe duke ditur që kryeministri i mban gjithmonë premtimet e sportit, duhet ta marrim të mirëqenë që skuadra e kuqe e ka fituar një titull të madh. Pra tashmë skuadrës së Starovës i duhet të bëj diçka edhe në fushën e lojës, që pas trofeut politik të meritojë edhe atë sportiv, për ta lumturuar edhe më shumë kryeministrin Rama.