Një trajner si Brus Li dhe Shvarcenegeri, ndodhte dikur në Angli

Ron Saunders është sot 85 vjeç, por edhe ai dikur ka qenë i ri. Plakushi i sotëm ishte qendërsulmues dhe trajner, ndërsa dallohej nga shtati i tij gjigand, aq sa linte në hije futbollistët e tij. Në këtë foto të vitit 1972, Saunders është trajner i Noruiçit, dhe është 36 vjeç, pra shumë më i madh në moshë sesa lojtarët e tij. Gjithsesi, ata duken si “liliputë” dhe aspak me format trupore të trajnerit të tyre të frikshëm. Mediat angleze shkruajnë me shaka dhe dashuri se Saundersi në foto është një përzierje e Brus Lisë dhe Arnold Shvarcenegerit.

Sidoqoftë, Saunders mbahet mend edhe për suksesin si trajner. Ai i dha Aston Vilës titullin e parë kampion në 71 vjet, kur fitoi kampionatin në 1981 (mbetet i vetmi për klubin që atëherë). Në shkurt 1982 dha dorëheqjen pas një mosmarrëveshjeje me drejtuesit për kontratën e re, duke mos qenë fatkeqësisht në stol në muajin maj kur Aston Vila fitoi Kupën e Kampionëve (sot Champions), përballë Bajernit të Mynihut. Saunders është i vetmi trajner që ka mundur të drejtë të tre klubet e një qyteti, Aston Vilën, Birmingamin dhe Uest Bromin, që të tre në Birmingam.

Sfidanti.al