Një foto që befason botën e futbollit…

Fotografia e talentit të futbollit të Kosovës ka bërë bujë jo vetëm në Kosovë! Talenti Redon Bejta i mbuluar i tëri me llaç, kishte gjetur kohë për të kremtuar fitoren e shkollës së futbollit Podujeva me rezultat 3:0 ndaj Fushë Kosovën U-15, e cila u zhvillua në stadiumin në Merdarë.

Redoni flet për gazetën kombëtare “Bota sot” dhe tregon se si e ndjeu veten kur ishte i mbuluar nga lloçi. “Kam dëshirë të luaj në fushë të mirë por realiteti i asaj fushe ishte ajo gjendje, por jam shumë krenar. Dëshira për të luajtur nuk na pengoj”, tha Redoni.

 

Një numër i lexuesve kur e ka parë këtë foto kanë reaguar në forma të ndryshme, duke thënë “O Zot, a luhet në kësi fusha me llaç!  Redoni është djali i ish futbollistit të mirënjohur, Bejtushit, citon Zeri.