Liga e Kombeve, ja sesi funksionon kompeticioni i ri i UEFA

Përafqësueset e kontinentit evropian nuk do të luajnë më ndeshje miqësore. UEFA ka krijuar një kompeticion të ri që e ka quajtur Nations League(Liga e Kombeve) që do të thotë një opsion tjetër për cdo skuadër dhe këtu përfshihet e edhe Kombëtarja, për t’u kualifikuar në Evropianin e vitit 2020. Por si do të funksionojë ky format që nëpamje të parë duket i komplikuar?  55 skuadrat e Federatave që janë në UEFA, janë ndarë në 4 divizione, A,B,C D (shqipëria ndodhet në Divizionin C). Divizioni A dhe B kanë secila nga 12 skuadra që do të ndahen në 4 grupe me 3 skuadra. Ekipet e Divizionit A do të luajnë për fitoren përfundimatre të turneut, finalja e së cilës do të luhet në vitin 2019. Divizioni C ka 15 skuadra që do të jenë në 3 grupe me nga 4 skuadra dhe 1 grup me 3 skuadra, ndërsa Divizioni D ku është Kosova ka 16 skuadra që do të ndahen në 4 grupe me 4 skuadra .

Secila prej këtyre divizioneve do të zhvillojë nga një fazë playoffi të quajtur Final Four nga ku do të dalin 4 skuadrat që do të kalojnë në fazën finale të Euro 2020. Nëse ndonjëra prej tyre ësjhtë kualifikuar në fazën eliminatore atëherë biletën e pret skuadra e dytë më e mirë e divizionit të saj. Liga e Kombeve ka edhe një mekanizëm tjetër; ngjitjen një divizion  më sipër e rënien një divizion më poshtë të skuadrave. Përsa i përket fazës eliminatore do të zhvillohet sipas formatit normal. Skuadrat do të ndahen në 10 grupe dhe 2 të parat e cdo grupi do të kalojë në fazën finale të evropianit për t’iu bashkuar 4 ekipefe finaliztë të dala nga Liga e Kombeve.

Sfidanti.al