Konte, “legjenda mesatare” e futbollit që u bë trajner i madh!

Për fat, duhen të tjerë parametra në stol sesa në fushë. Antonio Konte është nga ata që e kupton shumë mirë këtë, më mirë sesa të themi Johan Krujfi dikur apo Zinedin Zidani sot, dhe është shumë falenderues që kjo fazë e karrierës e ka bërë shumë më të plotë figurën e tij. Futbollisti Konte ishte një lojtar me cilësi mesatare dhe me një zemër të madhe, me karakterin si tiparin kryesor, që shprehej me emocione të forta nëpër ndeshje.

“Nëse do të më shikonit si lojtar, do të shihnit se unë kisha gjithnjë pasion të madh, – thotë trajneri i Çelsit, – talenti im nuk ishte i madh, por zemra më bënte të kaloja kufijtë e mi. E dija se nuk do të bëhesha kurrë lojtar i madh, por për 20 vjet luajta në nivele të larta”. Që nga 1986 kur debutoi tek Leçe me Maconen, e deri më sot kanë kaluar 32 vjet dhe Konte është i njëjti.

“Humbas 3 kilogramë në çdo ndeshje”. – thotë Konte, që të kujton ish-kancelarin e Gjermanisë Perëndimore, Helmut Shmit, që rraskapitej gjatë seancave parlamentare, aq sa duhej të shkonte në shtëpi, pas tyre, dhe të shtrihej në shtrat e të qetësohej për orë me radhë. E kuptueshme për italianin që nuk pushon një sekondë pranë vijës anësore, ndonëse, pohon se ka ardhur koha që të qetësohet pak. “Në të ardhmen, nuk do të kem kaq shumë fuqi”, – thotë trajneri.

Sfidanti.al