Goran Pandev: Çfarë habie, Shqiperia s’tregoi asgjë dhe mori pikën

Kapiteni i ekipit të Maqedonisë, Goran Pandev, nuk e fsheh zhgënjimin e tij të madh, për shkak se ekipi maqedonas humbi shansin që ta mundte Shqipërinë dhe të merrte tri pikë, ndërkohë që ekipi maqedonas i kishte të gjijthë shanset që t’i fitonte këto pikë, duke pasur parasysh shanset e mëdha që asaj iu krijuan gjatë ndeshjes, sidomos gjatë pjesës së dytë.

“Jam i zhgënjyer, ne e dinim që në fillim se ndeshja me Shqipërinë do të ishte e vështirë, sepse ajo ka futbollistë të nivelit të lartë, por, sot, ata nuk treguan asgjë, ndërkohë që më vjen keq, sepse, në fushën e vet, ata na mundën vetëm në fund, madje edhe atje ata patën shumë fat. Sidoqoftë, unë jam i kënaqur lidhur me mënyrën sesi ne luajtëm në këtë ndeshje dhe sepse ne treguam karakter”, deklaroi kapiteni Pandev.