Nuk ka faj trajneri Agostineli, ndeshja ishte vendosur më parë! Thumbime të tjera..

Ardian Takaj ( president i Skënderbeut): “ Nuk ka lidhje humbja me trajnerin Agostineli sepse ajo ishte vendosur nga arbitri Jemini. Këta arbitra ishin në paketë..”

Safet Gjici ( president i Kukësit): “ Më vjen mirë që dëgjojë zërin e Takaj duke u qarë sepse këto vite që ikën as nuk pyeste për të tjerët, por vetëm për vete”

Pero Pejiç ( sulmues i Kukësit): “ Nuk jam tipi ideal që shtirem në zonën e penalltisë, ndryshe nuk do të kisha lidhje me golat”

Ben Azubel ( sulmues  i Partizanit): “ Deri dje më thonin pse nuk luan sikur varej nga unë. Tani që bëra gol, më kritikojnë se humba shumë raste..”

Arsen Hoxha (ish-shef i arbitrave): “ Ata që bëjnë maviolat janë njerëz të porositur nga kubeja e futbollit, ndaj edhe e bardha bëhet e zezë dhe e zeza shfaqet si e bardhë..”

Gerti Haxhiu ( trajner i Korabit): “ Cila është e ardhmja e Korabit? Futbollistët tregojnë shenja jete në fushë, kurse donatorët nga Amerika kanë filluar të bëhen të gjallë..”

Afrim Taku ( futbollist i Tiranës): “ Shpesh dëgjoj se goli tek Tirana ka origjinë afrikane, por ju betohem se nuk kam lidhje me..Afrikën”

Nesi Gjoka ( trajner i Kukësit): “ Thonë se në futbollin tonë bëjnë gola edhe arbitrat,  po në këto vite që kemi kaluar cilët ishin bomberat..”