-Përse presidenti Takaj, fill pas humbjes me Kukësin, ka prishur letargjinë klasike duke akuzuar se ndeshjen e vulosi arbitri i korruptuar Jemini?
-Sepse meritojnë epitete “usta” dhe të “korruptuar” vetëm kur ke humbur se kur kanë shërbyer janë të “ndershëm”…
-Përse ish-shefi i arbitrave, Arsen Hoxha, përtej oqeanit, nga Amerika, bërtet se maviolat dhe arbitrat gabojnë më komandë nga sipër ndaj edhe nuk ndalet marshimi i tyre?
-Sepse tingëllon më mirë kur e thua nga Amerika, sesa kur e thua nga Shqipëria ku me topin e besimit po luajnë të gjithë…
-Përse trajneri Agostineli predikon se ndeshja është mbyllur tek momenti i penalltisë fantazëm?
-Sepse as nuk e mban mend se ekipi i tij ka bërë sulmin e parë në portën e Kukësit vetëm në minutën e 55-të…
-Përse Partizani ka mbetur me gisht në gojë kur ka parë në një moment arbitrin Sadiku që nuk dha faull brenda zonës, por i tregoi kartonin Ramadanit për simulim?
-Sepse “demat” janë shpallur të padëshirushëm kur kanë “spiunuar” tek UEFA zyrtarët që luajnë me paratë e klubeve, dhe tani do ta vuajnë me ..arbitrat deri në fund nëse nuk pendohen…
-Përse sulmuesi i Partizanit,Azuabel është shpallur më i miri dhe më i keqi i ndeshjes me Korabin?
-Sepse ka shënuar një gol me portë ‘ më të madhe se 7 metra” dhe ka humbur një seri rastesh flagrante..