Një “drejtor ” për Safetin…

Drejtori i Përgjithshëm i Kukësit është një post vakant. Pas deklaratës së presidentit të Kukësit, që ka shpallur “konkursin” për postin më të lakmuar në klubin e tij, kanë vërshuar kërkesat dhe paraqitja e C.V-ve në drejtim të Safet Gjicit. Frika e konkurentëve përveç projekteve që paraqesin është “mania” e presidentit të Kukësit për ndryshimin e shpeshtë të tyre. “Edhe 20 drejtora do largoj nëse nuk më pëlqen puna e tyre”, – ka deklaruar Gjici. “Ky i fundit që kisha (Dervishi), vetëm me Kukësin që nuk merrej, por bënte gjithëçfarë- lloj punësh të tjera, madje edhe analistin sportiv për ekipet rivale”. Megjithatë,  nuk është çudi që në “karrigen” e dëshiruar të ulet Hasan Lika, duke qënë se vetë Safeti kishte ngelur shumë i kënaqur nga eksperienca e tij si drejtues…(drejtues me kostum, jo me tuta sporti, sepse si trajner, Hasani u shkarkua brenda muajit).