FSHF  luan edhe me fakset sipas interesit !  Dhe thumbime të tjera të javës..

Sfidanti.al : “ Ata të FSHF-së kur ishte puna me fakset e UEFA-s për trukimet i fshihnin, kurse tani për fakset e Tiranës u bënë shumë të ..sinqertë”

Mladen Milinkoviç (trajner i Luftëtarit): “  Kam dëgjuar shpesh nga futbollistët e disa ekipeve që thonë se do të shpallen kampionë, kurse tanëve u kam thënë mos mendoni as për Europën..”

Safet Gjici ( president i Kukësit): “ Kështu më pëlqen më shumë. Në fillim pushtuam Europën dhe tani e ka radhën Superliga, por le të ecim bashkë..”

Sulejman Starova ( trajner i Partizanit): “ Edhe në stërvitje nuk e kisha parë ekipin që të luanin pa kokë e pa këmbë. Ishim ne që e zbukuruam Luftëtarin…”

Ilir Daja ( trajner i Skënderbeut): “ Doni më shumë gola ? Atëherë  po u them futbollistëve kampionë se nuk duhet të qëdnrojnë me shpinë nga porta kundershtare..”

Luan Vukatana ( ish-futbollist i Vllaznisë): “ Legjendat e futbollit  i kemi parë në fushë dhe iu falemi, por ata nuk kanë lidhje me ata që dalin nga sirtarët e FSHF-së”

Gentjan Mezani ( trajner i Flamurtarit): “ Kur e pëson golin në fund të ndeshjes të duket sikur fitoren e ke bërë dhuratë dhe ndihesh disi i vejdhur..”

Ardit Hila ( futbollist i Teutes): “  E dija se do te ishte ndryshe me kthimin e trajnerit Magani, por nuk e  dija se do ta isha unë pronari i golit me Tiranen..”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *