Panik te Bylisi, aksidentohet autobuzi i skuadrës

Skuadra e Bylisit nuk ka mundur të mbërrijë dot në Lushnjë, për ndeshje e rradhës,, që sipas kalendarit ishte programuar për tu zhvilluar sot në stadiumin “Roza Haxhiu” dhe shkak është bërë një aksident ku është përfshirë autobuzi që transportonte skuadrën. Autobuzi i ekipit ballshiot ka goditur një mjet tjetër, por për fat të mirë nuk ka pasur pasoja të rënda. Sidoqoftë janë dëmtuar lehtë, ndërkohë që edhe janë tronditur nga aksidenti. Për këtë arsye, FSHF konfirmon, se ndeshja do të zhvillohet 24 orë më vonë, pra në martën, po në orën 14:00.