Jehona mediatike për Brazilin, njëlloj sikur ikën kampionët e botës

Jehona është e njëjtë me ikjen e kampionëve të botës. Nuk mund të jetë ndryshe eleminimi i Brazilti, pesë herë kampion, dhe mediat vunë kujën, por edhe lavdëruan Belgjikën. Gazeta braziliane “O Globo”: Belgjika i dha shah-mat Brazilit! Humbën duelin taktik në pjesën e parë, nuk mjaftoi një pjesë e dytë e madhe! “Diario de Kulaba”: Brazili i jep lamtumirën kupës! “Estado de Minas” po në Brazil: Gjashtë arsye për lamtumirën ndaj ëndrrës! Nejmar larg titullit botëror, larg qenies më i miri në botë!

Gazeta “AS”: Euromundial! Pas eleminimit të Uruguajit dhe Brazilit, mbeten vetëm europianët! Gazeta “Marka” lavdëron trajnerin spanjoll të Belgjikës: Martinezi rishpik Botërorin. Eleminon Brazilin dhe shkruan historinë! “El Mundo Deportivo” bën lojë fjalësh: Nejmal, për paraqitjen e keqe të Nejmarit. Reaksioni i madh i Brazilit nuk mjaftoi ndaj Belgjikës! Gazeta “Sport” më thjesht: Brazili dhe Uruguaj të eleminuar në çerekfinale!

“La Gazeta delo Sport” bën gjithashtu lojë fjalësh: Seleçao, për lamtumirën e Brazilit. Edhe Nejmar rrëzohet dhe jep lamtumirën! “Tutosport”: Franca dhe Belgjika, super! Botërori përfundoi, tani filloi Europiani! Ja edhe “Il Korriere delo Sport”: i bukur ky Europian! Kurtua pret gjithçka, arbitri nuk fal, Nejmar, jashtë edhe ylli i fundit!

Së fundi, “L’Ekip” e Parisit: Diabolike! Blutë nuk i lanë shans uruguajanëve. Tani përballë Belgjikës që shkaktoi sensacion ndaj Brazilit!

Sfidanti.al