Çfarë thua Kasemiro, Realit me aq shpenzime i mungon gjithçka?!

Në përfundim të ndeshjes zhgënjyese në La Liga në fushën e Vijarrealit, mesfushori madrilen, Kasemiro, lëshoi një deklaratë që zgjoi habi. “Çfarë i mungon kësaj skuadre”, ishte pyetja e gazetarit pas barazimit 2-2, dhe braziliani u përgjigj se “Realit i mungon gjithçka, duhet të përmirësohemi në çdo sektor të fushës”.

E çuditshme të thuhet kështu për skuadrën e klubit më të pasur të botës, më të fuqishëm dhe më tradicional, që vetëm gjatë kësaj vere shpenzoi dhjetëra e dhjetëra milionë euro për të marrë lojtarë, si Joviç, Hazar, Militao, Rodrigo apo të tjerë. Dakord, Hazar ishte i dëmtuar, por Reali pati në fushë yje të tjerë, që nga portieri Kurtua, kapiteni Ramos, Kros, Kasemiro, Modriç, apo Bejl e Benzema. Skuadra e Zidanit ka vetëm 4 pikë në 3 ndeshje, 5 pikë më pak se Atletiko kryesuese.

Sfidanti.al