Çfarë halli ky i Kontes, Çelsi nuk ka asnjë sulmues tipik “numër 9”!

Miçu Baçuai tashmë është tek Dortmundi dhe Diego Kosta “i rehatuar” te Atletiko e Madridit. Çelsi ka një problem që edhe sulmuesit e tjerë në ekip nuk duket se janë gati për sfidën e radhës në Premier Ligë. Të hënën blutë shkojnë në fushën e Uatfordit në orën 21:00, dhe Alvaro Morata mbetet i dëmtuar. Jo vetëm kaq, por edhe afrimi i ri, Olivier Zhiru, nuk është i sigurt nëse mund të jetë pjesë e ekipit.

“Olivie luajti vetëm 15 minuta për Arsenalin, – shprehet trajneri Antonio Konte, – dhe ne duam që të aktivizojmë vetëm lojtarë në formë të plotë fizike”. Gjithsesi, në mungesë të alternativave, italiani mund të jetë i detyruar të rrezikojë me blerjen prej 18 milionë eurosh nga rivalët e Arsenalit. Koha nuk pret pasi duhet bërë kthesë e forta pas humbjes 0-3 në shtëpi me Bournemuthin.

Sfidanti.al