Sezonin e kaluar, Barcelona nuk e fitoi dot as Primerën spanjolle dhe as Champions-in evropian, kurse, gjatë këtij viti, ajo ndodhet shumë pranë fitimit të titullit të kampionatit kombëtar, ndërkohë, me rezultatet pozitive të arritura, ajo është një nga favoritet kryesore për ta fituar Champions-in, por, megjithatë, numri i shikuresve në stadiumin “Kamp Nou” ka rënë. Përse? Sezonin e kaluar, Barcelonën e kanë parë, mesatarisht, 77 443 shikues, kurse, këtë sezon ka shumë më pak, ndërkohë që shumëkush nuk po e kupton arsyen. Sidoqoftë, ka disa arsye dhe një nga ato është edhe tensioni që mbizotëron në Katalonjë mbas referendumit për pavarësinë e kësaj krahine spanjolle. Ka shumë nga ata njerëz që kanë frikë nga aktet terroriste dhe u shmangen tubimeve masive, konsideron gazeta “National”, duke shtuar se numri i shikuesve nuk është rritur as me ardhjen e Osman Dembeles dhe Felipe Kutinjos në ekipin katalonjas.
Stadiumi “Kamp Nou” nuk është mbushur, asnjëherë, plot gjatë sezonit të tanishëm, kurse vjet ai është mbushur plot katër herë. Vetëm në ndeshjen me Espanjolin, në stadiumin kishte më shumë shikues sesa mesatarja e vjetme. Mesatarisht, Barcelonën, gjatë këtij sezoni, e kanë parë më pak, mesatarisht, rreth 16 000 shikues në La Ligë.