Ibrahimovic premton: Së shpejti do të mësoni një lajm të bujshëm

Zlatan Ibrahimovic nuk dëshiron të zhgënjejë askënd dhe ka bërë një premtim solemn se shumë shpejt do të bëjë të ditur një lajm të rëndësishëm që ka lidhje me të ardhmen e tij. Sulmuesi suedez tashmë ka mbetur pa ekip, ndërkohë që po riaftësohet nga dëmtimi i pësuar në gju që e la atë jashtë fushave të lojës deri në fillim të vitit 2018. ‘Shumë shpejt do të merrni një lajm shumë të madh-deklaroi Ibrahimovic për median. 35 vjecari që sezonin e kaluar shënoi 28 gola në 46 ndeshje është takuar me agjentin e tij mino Raiola në një restorant në Manchester për të diskutuar pikërisht për të ardhmen e tij. Së fundmi është folur edhe për një kalim të tij në MLS te Los Angeles Galaxy.

sfidanti.al